TV Arbëria ekskluzivisht paraqet audio incizimin e shantazhit që e çoi në burg Tafil Smajlin.
Tafil Smajli, njëri nga pronarët e portalit online Prishtina, sot e shantazhoi Betim Lushtakun, duke kërkuar 10 mijë euro në mënyrë që të mos e botonte në portalin e tij një video të inskenuar prej vet atij ose ekipit të tij.
Dje TV Arbëria e botoi me iniciale këtë lajm, e pasi u botua dhe në të tjera mediume, Prishtina Sot e nxori këtë lajm me foto montazh.
Ky është audioincizimi, të cilin e denonocoi në polici vet viktima e këtij shantazhi Betim Lushtaku.
“Tafil Smajli: Shoki jem, qa bane?
Betim Lushtaku: hiç sen, çka bane ti, qysh kalove?
Smajli: vallahi, hiç mir, super, pram jam ardh von, e qe qetash n’Prishtinë, çka bane ti a çka vyte?
Lushtaku: vallahi, hiç sen kurgjo edhe vet ka Skenderaji qeshtu…
Smajli: a n’Skenderaj je shku a?
Lushtaku: po, po..
Smajli: ani kur vjen knej, a pom pret atje a qysh p’ja bajm?
Lushtaku: vallahi, qysh dush, po ti mete mem thirr, dje nuk pate val.. a çka nuk pate rrjet?
Smajli: hajt, hajt takohum ma von, hajt…
Lushtaku: ngo ngo, ngo veç pak, ngo veç pak…
Smajli: fol
Lushtaku: une qit 10 mijshin, n’rregull o vlla, po çka nëse m’lypni ju apet diçka ma shum?
Smajli: o shoku jem mos u merr me at sport, kur t’tham diçka, përfundon ajo punë, me mu ki pun ti.
Lushtaku: o vlla, ani rri ti permas atij lajmit o vlla që mu nuk um del, që unë jam t’paqt me vllazni t’mi, mos t’kom mo..
Smajli: o shoku jem, o shoku jem, une t’garantoj tej n’tok e n’qill qe ti je ma jasht loje, une kam pune me tjeter kan, për ty t’garantoj…
Lushtaku: ti me tjert bon çka dush, po ti mue mos mem dal mem than tani prunmi 20 mijë, mas ni mujë dite ose dy muj dite
Smajli: o jo o shoki jem, mos i permen se ska shanca ato.. kqyr jo, jo dy muj po mas 100 vjete ti ti je i dalit prej loje, a je tum kuptu, mos u mirr ma..
Lushtaku: domethon une me qit 10 mijshin une e msheli me ty edhe nuk kam mo tboj kurgjo!
Smajli: Kurgjo hiç, hiç, s’merresh, as nuk merret kerkush me ty ma, apsolut
Lushtaku: ee n’rregull jena pra atehere
Smajli: kur dush takohum shoku jem
Lushtaku: ta boj ni tel pra une si t’nisna prej Skenderajit, veç ka met afru deri dikun edhe nuk prish pune
Smajli: hiç so problem, amo ti per ata, une i rri fjalve t’mia mas, për gjithshka me mu ki pun, une kur t’tham po po, jo jo.
Lushtaku: krejt n’rregull jena, krejt n’rregull jena, domethan..
Smajli: u kry, u kry shoku jem, aj kjo osht, ti pe din tash ti vet at dit mthe o per si si lloj,…
Lushtaku: n’rregull, n’rregull, n’rregull jena, u kry bonma ni tel pra edhe shihmi!
Smajli: jo ti, kur t’vish veç mo u vano shum se tani ka me qarkullu un kam 100 mij sene
Lushtaku: hajde hajde, u kry hajde!
Smajli: hajt, hajt, hajt!”
Betim Lushtaku, është familjari i kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura, e nga Amerika ka reaguar vet kryetari i Skenderajt përmes një postimi në Facebook.
“Me keqardhje ndaj të gjithëve që janë ndjerë të shqetësuar nga lajmet e sotme ku u apostrofua emri im, lidhur me përpjekjet e një grushti shantazhuesish (brenda të cilit mund të ketë figura me përgjegjësi publike) të lidhur për një qëllimi të përbashkët kriminal – material dhe politik, sot filluan të përfundojnë në pranga të policisë!…”
Policia po vazhdon hetimet nëse ka edhe të tjerë persona të përfshirë me ndikim në këtë lloj shantazhi!