Live

Ish ministrat e NISMA-s thumbojnë Fatmir Limajn: Hiç nuk u vërejt mungesa jonë

17:48 / 07 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Ish-Ministrat e Nismës Socialdemokrate, Bajram Hasani e Shyqiri Bytyqi e kanë thumbuar kreun e kësaj partie, Fatmir Limajn, për rezultatin e keq në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që u mbajtën dje.

Bajram Hasani, kandidat për deputetë nga radhët e koaliconit AAK-PSD ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, bashkë me kandidatin tjetër nga ky koalicon, Shyqiri Bytyqin.

Përmes kësaj fotografie, ata kanë ironizuar me kreun e kësaj partie, Fatmir Limajn, duke shkruar “Hiq nuk u vërejt mungesa jonë”.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve, koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë vetëm 38 mijë e 483 vota apo 4.89 përqind, që i bie se nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...