Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda e konsideron test për Bashkimin Evropian hapjen e negociatave këtë muaj me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Gjatë takimit në Lany të Çekisë, me homologët e Vishegradit (Sllovaki, Hungari, Çeki), Duda theksoi se përcaktimi i qartë i kritereve të anëtarësimit për dy vendet ballkanike “është një test për treguar se si duket një BE e hapur”.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe presidentët e Serbisë dhe Sllovenisë.
“Ne jemi avokatë të një BE-je me dyer të hapura. Ne besojmë se kjo është e vetmja rrugë për Evropën që të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe paqësore”, ka theksuar presidenti polak./tch/