Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në Lipjan.
Policia ka njoftuar të hënën se viktima është gjetur në shtëpinë e tij nga fqinja, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante, ndërsa rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.