Ish presidenti amerikan, Donald Trump, ka arritur në New Jersey, raporton The Guardian.
Trump u pa duke zbritur shkallëve të avionit pasi u ul në Newark rreth gjashtë orë pas të shtënave në tubim.
Ndaj ish-presidentit Donald Trump pati një atentat të shtunën mbrëma në një tubim të tij në Pennsylvania.
FBI tashmë ka identifikuar një 20-vjeçar si të dyshuar të përfshirë në atentatin ndaj Trumpit, i cili u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret.
Madje, identifikimi i tij u bë përmes ADN-së, pasi i njëjti nuk kishte pasur dokumente identifikuese.
Nga ngjarja e së shtunës, një zyrtar i policisë ka thënë se të shtënat kanë qenë në vende të ndryshme, ku një qytetar, pjesëmarrës në tubim ka mbetur i vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë.