Live

Hoxhaj: PDK është forcë politike që me kohë di të reagojë dhe të veprojë

15:42 / 05 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se PDK është forcë politike që gjithmonë ka ditur të reagojë dhe veprojë për t’i dhënë drejtim tejkalimit të krizave në vendin tonë. Në një postim të tij në Facebook, Hoxhaj ka potencuar faktin se PDK ka reaguar “me kohë karshi paaftësisë së qeverive dhe kryeministrave për të marrë vendime”.

Ja postimi i plotë i Hoxhajt:


Karshi paaftësive të qeverive dhe kryeministrave për të marrë vendime për interesin e qytetarëve dhe përpjekjeve politike ditore për të blerë kohë, PDK është partia që ka ditur të reagojë dhe veprojë për t’i dhënë drejtim tejkalimit të krizave. Sot me kërkesën kryetarit të Kuvendit, që është edhe kryetar i PDK-së, u arrit të caktohet data e seancës për shpërbërjen e Kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës, si gjithmonë i beson fuqishëm legjitimitetit qytetar dhe të gjitha vendimet tona do të jenë në shërbim të interesave të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...