Live

Kaq vota morri Evgjeni-Thaçi Dragusha në kryeqytet

19:39 / 08 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Kandidatja për deputete nga PDK’ja Evgjeni-Thaçi Dragusha, mbesa e Presidentit të vendit Hashim Thaçi në kryeqytet ka marrë 1085 vota.

Nuk dihet nëse këto vota dhe ato të qyteteve tjera do të jenë të mjaftueshme që ajo të sigurojë edhe për një mandat postin e deputetes.

Ndërsa kujtojmë që kandidatët më të votuar nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë janë Kadri Veseli, Uran Ismaili, Abelard Tahiri, Eliza Hoxha dhe Memli Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli siguroi 12.390 vota në Prishtinë, ndërkaq nënkryetari, Uran Ismaili, arriti të marrë 6.584 sosh, tregon një dokument të cilin e ka siguruar Insajderi.

Sipas këtij dokumenti, kandidati i tretë më i votuar i PDK-së në Prishtinë është Abelard Tahiri, ish-ministri i Drejtësisë. Ai ka siguruar 2.679 vota në kryeqytet.

Ndërkaq, Memli Krasniqi përmbyll pesëshen e kandidatëve më të votuar të PDK-së në Prishtinë, me 2.202 vota.

Shpërndaje në

U Kopjua