Ish-banorja e “BBVA” Einxhel Shkira qëndron mjaftë aktive në rrjetet sociale.
Për të qenë më afër mijëra ndjekësve ajo ka hapur një pyetësor, duke u përgjigjur edhe në pyetjet provokuese.
Sigurisht, nuk mungoi as pyetja për jetesën, e cila ka kohë që është zhvendosur në Prishtinë.
“Çfarë të pëlqen më shumë nga jeta në Prishtinë?”
“Një jetë e qetë pa ankthin e Tiranës dhe me një energji tepër pozitive!”, shkroi ajo.