Live

Video e momentit kur Vuçiq nervozohet me gazetarin malazez që iu referua Kosovës si Republikë

08:44 / 09 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Gjatë ditës së djeshme presidenti serb foli para gazetarëve në Mal të Zi, aty ku po merrte pjesë në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione që u mbajt në Tivat

Një gazetar i televizionit të Podgoricës e pyeti Vuçiqin për situatën me Kosovën duke përdorur termin “Republika e Kosovës”, duke i renditur atij se çfarë kishte ndodhur që nga ardhja e SNS në pushtet.

“Faleminderit që e bëtë këtë. Po të mos e kishit bërë, shumë do të dyshonin në fjalët e mia. Kështu u bindën të gjithë se sa të drejtë kam unë. Nuk ka Republikë të Kosovës, nuk ekziston sipas të drejtës publike ndërkombëtare” tha Vuçiq dhe vazhdoi:

“Nuk ekziston sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, nuk ekziston sipas Rezolutës 1244. Nuk më shqetëson fakti që ju gëzoheni dhe doni të provokoni qëllimisht duke thënë Republika e Kosovës, imagjinoni që po flas për “Republika e Gusinjes” apo “Republika e Pljevljes” nuk do të flas kështu sepse nuk ekziston”, tha Vuçiq dhe shtoi se Kosova është pjesë e territorit të Serbisë.

Gazetari filloi t’i përgjigjej dhe më pas Vuçiq filloi të tundte gishtin:

“Mos më ndërprisni, hej, ngrihuni pak, ngrihuni pak dhe mos më ndërprisni, se unë dëgjova me kujdes gjithçka. Pra, ne kemi vërtetuar se ju nuk e mbështesni rezolutën 1244 dhe Kartën e OKB-së. Ne kanë vërtetuar se ju përkrahni ndarjen e Republikës së Serbisë dhe lëvizjet separatiste në territorin e Serbisë. Nuk do të ketë ndryshim qëndrimi. Sa për kartat e identitetit dhe gjithçka tjetër, unë jam i kënaqur për të gjitha. Ne kemi qenë gjithmonë për tregtinë e lirë, fluksin e mallrave, kapitalit, shërbimeve, gjithçka. Nuk ka të bëjë me statusin shtetëror-juridik”, tha Vuçiq.

Shikojeni këtë pjesë në videon e mëposhtme nga minuta 20:15.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...