Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka ironizuar me ndarjen e grantit për vëllain e deputetes Fitore Pacolli.
Ajo ka thënë se për të fitur grante janë të kualifikuar vetëm atë që kanë “rrehë tenxheret n’pandemi”
“Po m’duket që për grant janë kualifikuar veç ata që i kanë rrehë tenxheret n’pandemi” – ka shkruar ajo.
Gjatë pandemisë, deputetja Fitore Pacolli, protestonte nga ballkoni i banesës duke goditur pajisjet e kuzhinës, për të kundërshtuar rrëzimin e qeverisë Kurti.