Live

Babai i të miturit që ia mori jetën 14-vjeçarit në Tiranë: Dhimbjen time e di Zoti lart

09:47 / 22 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Shqipëria është tronditur nga vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u ther për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij, shumë pranë shkollës ku vijonte mësimet në Tiranë.

I dyshuari në lidhje me këtë rast është 14-vjeçari, Mario Përlleshi.

Në lidhje me rastin, është deklaruar babai i të dyshuarit Mario Përlleshi, Ndue Përlleshi.

Në një prononcim për Top Channel, ai ka thënë se është shumë i shokuar për ngjarjen e se ndan dhimbjen me familjen Cani.

Ai është shprehur i indinjuar për trajtimin dhe lajmet që janë bërë për djalin e tij.

“Ku e dini ju dhimbjen tonë? T’iu shpreh dhimbjen juve? Apo familjes që ka hallin dhe ka hallin përgjysmë me mua”, është shprehur babai i autorit të dyshuar.

Ndue Përlleshi, i ati i djalit që akuzohet për vrasjen e Martinit ka thënë se është shumë i lënduar dhe i vrarë në shpirt për 14-vjeçarin që ka vdekur dhe atë që ka ndodhur.

“Dhimbjen time e di Zoti lart dhe shpirti im dhe çdo njeri që me njeh mua, dhimbjen që kam unë tani. Sepse fatkeqësinë e kam përgjysmë”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...