Live

Theret me thikë ministri

19:01 / 10 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Ministri i Sigurisë së Indonezisë dhe një zyrtar policor, janë plagosur në një sulm me thikë në ishullin Javi në pjesën qendrore të këtij vendi.

Ministri Wiranto po dilte nga vetura, kur një person iu afrua befasisht dhe e sulmoi me thikë, transmeton Telegrafi.

“Sulmuesi i është afruar me një armë të ftohtë me të cilën sulmoi Wiranton dhe shefin e policisë lokale”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sulmuesi besohet se ka qenë i “ndikuar” nga “Shteti Islamik”.

Mediat lokale raportojnë se e gjitha ndodhi në rajonin Banten, ku policia arrestoi një burrë dhe një grua që sulmuan zyrtarët e Indonezisë. Në anën tjetër, raportohet se  gjendja shëndetësore e ministrit pas tretmanit është stabile/Telegrafi/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...