Një hajdut është kapur nga kamerat derisa po mundohej të thyente xhamin e përparmë të një makine me një tullë.
Pamjet e kamerës nga një shtëpi tregojnë se si hajduti, i cili kishte një kapelë mbi kokë, mundohej të thyente xhamin duke menduar që askush nuk po e shihte. Ngjarja ka ndodhur në qytezën Brandon të Durhamit në Britani të Madhe.
Ndërkohë vetura, xhami i së cilës qëndroi dhe arriti t’i kthej bumerang tullën hajdutit, është Renault Kangoo, transmeton Gazeta Express. Personi në fjalë është identifikuar nga policia dhe është arrestuar.
Këto janë pamjet e marra nga mediumi Daily Mail: