Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka vizituar ish-ushtarin e UÇK-së, Tomor Morina, në burgun Shutka në Shkup.
Ambasadori Dedaj ka thënë se Tomor Morina është mirë me shëndet dhe janë në pritje të lirimit të tij.
“Tomori ishte shume mire, i qete, ndjehej plotesisht i pafajshem, dinjitoz si dhe optimist,ne pritje te lirimit, nga se drejtesia eshte ne anen e tij dhe presim qe shume shpejte, do te kthehet ne familjen e tij dhe ne Kosove!”, ka thënë Deda
Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar autoritet e shtetit maqedon që lejuan vizitën e tij dhe për trajtimin në mënyrë korrekte që po u bëhet Morinës.
Përpos ambasadorit Dedaj, Morinën paraprakisht e kanë vizituar edhe dy diplomatë të punësuar të ambasadën e Kosovës në Shkup.