Live

Gjesti bën deklaratën e fortë: Më ka marrë malli me pa një femën si Egli…

23:34 / 16 Janar 2025

Nga Kosova Live

Banori i Big Brother VIP Albania, Gjesti, që ka trazuar shtëpinë qysh nga hyrja e tij, po vazhdon të marrë vëmendjen jo vetëm jashtë, por edhe brenda.

Së fundmi, ai ka dhënë një deklaratë goxha të fortë për Eglin, me të cilën kanë qenë afër kohët e fundit.

Për shkak të disa fjalëve që i tha për të, gjatë një debati me Xumin, Gjesti fillimisht i kërkoi falje familjes së saj.

Këngëtari kosovar më pas tha se e kishte marrë malli që ta takojë një vajzë ashtu siç është Egli, deklaratë kjo që u duartrokit nga banorët e tjerë.

“Së pari i kërkoj falje familjes së Eglit, për atë fjalë që e thash, që ta kom nxanë femrën, që i thash Xumit. Edhe bravo familjes që e ka rritë një cike si Egli. Ka shumë vjet që nuk e kom pa unë nji femën si Egli, seriozisht. Edhe s’besoj që e thom veç unë, por e dinë krejt, i ka respektu krejt. Më ka marrë malli me pa një femen si Egli”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...