Live

OEGJK: Produktet nga Kosova po marrin shumë treg në Gjermani

10:21 / 24 Janar 2025

Nga Kosova Live

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) ka publikuar të dhënat e përpunuara nga raportet e Doganës së Kosovës për periudhat 2023 dhe 2024, duke theksuar rritjen e dukshme në shkëmbimet tregtare.

Sipas të dhënave të grumbulluara gjatë vitit kalendarik 2024, nga Kosova drejt Gjermanisë vlera e eksportit mbërrin shifrën prej 92.7 milionë euro, rritje prej 7.9% krahasuar me vlerat e nxjerra nga viti 2023.

Ndërkaq, vlera e importit nga Gjermania në Kosovë rrumbullakson 897 milionë euro duke shënuar rritje prej 19.4% në krahasim me vitin 2023.

Ndër kategoritë që shënuan vlerat më të larta në eksport në vitin 2024 përfshijnë:

Plastika dhe artikujt prej tyre, mobileritë dhe kategori të tyre, atikuj prej gizës dhe çelikut.

Ndër kategoritë që shënuan vlerat më të larta në import në vitin 2024 përfshijn.

“Mjetet e transportit të ndryshëm nga vagonët e hekurudhës ose tramvajit, pjesët dhe plotësuesit e ryre, raktorët nuklearë, boilerat, makineri dhe pajisjet mekanike si dhe pjesët e tyre, plastika dhe artikujt prej tyre”, njofton OEGJK.

Sipas OEGJK-së, këto të dhëna theksojnë rritjen e dukshme në shkëmbimet tregtare Kosovë-Gjermani duke dëshmuar forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...