Këngët e tij, ose thënë më mirë hitet, dëgjohen me miliona herë dhe pëlqehen tej mase nga publiku. Projektet muzikore të Butrint Imerit, tash e shumë vite janë ndër më të klikuarat.
E një gjë e tillë është vërejtur edhe me lansimin e këngës së tij të fundit e cila titullohet “Lej kto rrena”.
Ende pa u bërë 24 orë që nga publikimi, kënga ka marrë më shumë se një gjysmë million klikime në YouTube.
“Lej kto rrena” është projekti muzikor i Butrint Imerit të cilin fansat e kanë pritur me padurim prej disa vitesh, pasi “demo” e këngës ishte publikuar shumë kohë më parë.
Kënga më e re e Butrintit shoqërohet edhe me video-klip, në të cilin protagoniste bashkë me Butrintin është edhe ish-banorja e BIg Brother VIP Kosova, Alba Vukaj.
Më poshtë mund ta gjeni një pjesë të shkëputur të këngës: