Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se amerikanët mund të ndjejnë “dhimbje” ekonomike nga tarifat që ua ka vendosur partnerëve kryesorë tregtarë.
“A do të ketë dhimbje? Po, ndoshta (dhe ndoshta jo!)”, shkroi Trump të dielën me shkronja të mëdha në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social”, një ditë pas nënshkrimit të tarifave për Meksikën, Kanadanë dhe Kinën.
“Por ne do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe dhe e gjithë kjo do të vlejë çmimin që duhet paguar”, shtoi ai.