Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi ka reaguar me forcë ndaj përdorimit të fjalorit fyes në programin Big Brother Vip Albania, pas përjashtimit të Jozefin Markut për fyerjen “kop*l shk*au” ndaj Gjestit.
Kelmendi theksoi se nuk mund të qëndronte heshtur përballë shkeljes së vlerave kombëtare dhe dinjitetit në një shou televiziv, duke e quajtur të papranueshme që historia dhe simbolet tona të përdoren për të krijuar drama artificiale dhe për të nxitur urrejtje, shkruan IndeksOnline.
Ajo falënderoi Top Channel dhe produksionin për vendimin e drejtë ndaj Jozefinit.
“Kur loja kapërcen kufijtë e dinjitetit kombëtar! Po deklarohem për herë të parë, sepse më plasi shpirti! Nuk mund të rri më në heshtje kur shoh sesi vlerat tona, historia jonë dhe dinjiteti ynë po shkelen për qëllime të një loje televizive. E ndjej për detyrë të falënderoj Top Channel dhe produksionin për vendimin e drejtë që morën për të eliminuar Jozin për fjalorin e tij të papranueshëm”, ka shkruar Kelmendi në reagimin e saj.
Reagimi i saj i plotë: