Live

Debati për tekstin e këngës, Egli – Gjestit: Ti nuk më meriton, nuk do të më kesh kurrë

13:00 / 08 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Gjesti dhe Egli kanë vazhduar debatin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi kjo e fundit ka kërkuar sqarime për tekstin e këngës që Gjesti po shkruan.

Egli e ka pyetur Gjestin se kujt po ia dedikon këngën.

Një nga pikat që ngriti Egli ishte përdorimi i shprehjes “Çupëza ime”, një fjalë që sipas saj është shumë specifike dhe ka një domethënie të veçantë. Ajo kërkoi të dinte për kë e kishte shkruar.

Gjesti u mundua ta shpjegojë: “Sa herë e thoshte dikush këtë fjalë, më bënte të ndihem mirë dhe më jepte emocione”.

Por, Egli nuk u bind dhe e vijoi presionin: “Ajo ta thoshte ty ‘çupëza ime’?”

Gjesti pranoi se kjo shprehje kishte krijuar një energji të mirë mes tij dhe dikujt. Kur Egli e pyeti për fjalën “Kuptomë”, Gjesti tha se ishte një fjalë që dikush e përdorte shpesh dhe i dukej interesante.

”Ti luan shumë fort, por nuk më meriton dhe nuk do të më kesh kurrë! Unë jam ndier shumë keq nga ajo që ke bërë”, i tha Egli – Gjestit.

Gjesti reagoi duke i thënë: “Ti je bërë keq nga mendimet e tua, po hiqmu, pashë Zotit”.

Pavarësisht tensioneve, Egli u shpreh e vendosur: “Unë nuk shkel veten për askënd”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...