Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike dhe njëherit mbesa e Presidentit Hashim Thaçi ka përgenjeshtruar pretendimet e disa portaleve të cilat kanë shkruar se ajo nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për tu bërë deputete. Ajo ka lutur publikun të mos bie pre e këtyre lajmeve të rrejshme pasi që sipas të dhënave që posedon ajo ka më tepër vota se shumë kandidatë që e kanw shpallur veten deputet
Statusi i plotë:
Ka disa dite qe portale te ndryshme ne Kosove “shpallin deputete” dhe “deshtojne kandidate” te partive te ndryshme. Pre e ketyre lajmeve te rrejshme #fakenews jam edhe une.
Duke qene se kam pritur rezultatet finale dhe zyrtare qe do te publikohen se shpejti, e duke respektuar nje proces ligjor, siç eshte numerimi i votave i cili akoma po vazhdon, une nuk kam nxituar te shpall veten deputete te Kuvendit te Kosoves, edhe pse sipas te dhenave qe posedoj, jam me e votuar se shume te tjere te cilet nga portalet portretizohen si fitues.
Lus publikun qe te mos bie viktime e ketyre lajmeve, qellimin e te cilave une nuk mund ta di, e poashtu kerkoj nga gazetaret qe ta kryejne punen e tyre ne menyre korrekte, te paanshme dhe pa tendence.
Me respekt,
Evgjeni Thaçi