Dy adoleshentë humbën jetën ditën e djeshme, në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi makina e tyre u përplas me një tjetër mjet dhe si pasojë mori flakë.Shqiptari Altin Nezaj, vetëm 17 vjeç dhe Saniha Cekic 15 vjeç, nuk i mbijetuan dot plagëve të marra. Drejtuesi i mjetit Aisha Radoncic, që është njëkohësisht edhe kushëriri i Cekic, ka mbetur i lënduar, por jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit tjetër nuk ka pësuar lëndime.
Joe Geppner, i cili jeton pranë vendit ku ndodhi aksidenti tregon: “Ne kemi lajmëruar zjarrëfikësit dhe jemi përpjekur të shuajmë zjarrin sepse kemi dëgjuar për vajzën, e cila bërtiste tmerrësisht. Në momentin që ne hapëm derën, pamë personin që ishte mbrapa. Lavdi Zotit zjarrëfiksja erdhi dhe fillloi të shuante flakët, të them të vërtetën m’u duk një kohë e gjatë. Flakët vazhdonin të përhapeshin”.
Shqiptari Nezaj, që humbi jetën në aksident ishte kthyer në një yll futbolli, në shkollën e mesme “Pearl River” dhe miqtë shprehen se ai kishte një shpirt të bukur dhe buzëqeshje të madhe. Në ndeshjen ku ai kishte luajtur të premten, rreth 15 herë nuk e kishte lejuar kundështarin të shënonte gol dhe kishte mundësuar fitoren e skuadrës së tij me rezultatin 34-14.
Një nga shokët e tij të skuadrës tha: “Edhe pse u deshën disa vite për ta bindur, kur u bashkua me skuadrën e futbollit si mbrojtës, ai solli gëzim dhe lumturi për ekipin. Dje ishte këtu me ne, ndërsa sot nuk është më”.Ngjarja e ndodhur ka shokuar gjithë komunitetin, miq dhe të afërm të viktimave. Shkolla ka ofruar edhe këshillim psikologjik për nxënësit e saj.Autoritetet amerikane janë duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Nga të dhënat e nxjerra konfirmohet se nuk janë gjetur shenja alkooli ose droge.