Live

Pas dhunës ndaj Gjestit, Vserlo i del në përkrahje Jozin dhe e shpall “mbret”

14:24 / 13 Prill 2025

Nga Kosova Live

Aktit të dhunës së ushtruar nga Jozefin Marku ndaj Besart Kelmendit (Gjesti), gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Albania”, i ka duartrokitur një nga ish-banorët e këtij edicioni, duke shkaktuar reagime të forta në publik.

Bëhet fjalë për ish-banorin Vserlo, i cili ka reaguar në rrjetet sociale menjëherë pas incidentit që ndodhi live në transmetim.

Përmes një Instastory, ai i ka vendosur Jozit emojin e kurorës, duke e cilësuar si “mbret”, një veprim që është interpretuar si përkrahje publike ndaj dhunës.

Por nuk mjaftoi me kaq. Vserlo ka publikuar gjithashtu një mesazh me nënkuptime të drejtuar Gjestit, duke shkruar: “Shpresoj të kujtohet veza”, referencë e dyshuar ndaj një incidenti të mëparshëm mes tyre gjatë kohës në shtëpi.

Shpërndaje në

U Kopjua