Live

Arrestohet i dyshuari për 28 raste të vjedhjeve në QKUK

18:43 / 16 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë sot kanë arrestuar një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në 28 raste të vjedhjeve të cilat kanë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin  ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot hetuesit policor të stacionit jugu në Prishtinë, të angazhuar në një plan operativ, ne nivel stacioni, kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar, (mashkull) i cili dyshohet se është i përfshirë në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në reparte të ndryshme të QKUK-së (28 raste te vjedhjeve)”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se 28-vjeçari i arrestuar është dërguar në mbajtje.

“Gjatë veprimeve hetimore dhe ndërlidhjes së fakteve nga ana e hetuesve policor është arritur të gjendet dhe sekuestrohet një automjet Citroen i cili është dërguar për ekzaminim. Personi i dyshuar G. E 29 vjeçar, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, theksoi Ahmeti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...