Live

Vodhi një veturë nga garazhi, arrestohet një 20-vjeçar në Tiranë – bashkëpunëtori i tij në kërkim

14:20 / 27 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 20-vjeçar të Tiranë, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur një veturë nga garazhi.

Ndërkaq, në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, i dyshuar si bashkëpunëtor i tij.

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u  shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë”.

“Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”, në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua