Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesnatën e së enjtes në aksin nacional Korçë-Pogradec, pranë fshatit Symiz.
Një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes së fortë.
Policia Shqiptare ka bërë me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të vijuar hetimet e mëtejshme.