Live

Tragjedi në Gramsh: Vdesin dy të rinj nga shembja e dheut në një kantier ndërtimi

17:39 / 10 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në fshatin Poroçan të bashkisë Gramsh, ku një masiv dheu është shembur në afërsi të një hidrocentrali në ndërtim.

Dy punëtorë, Abas Basha dhe Egzon Lleshi janë zënë nga dheu në momentin e shembjes së kanalit dhe kanë humbur jetën. Shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e tyre, raporton abcnews.al.

Kanali ku kanë qenë duke bërë punime ka pësuar çarje duke bërë rrëshqitje masive të dheut. Mjetet e kanë të vështirë të ngjiten në vendngjarje ndaj ka qenë e vështirë dhënia e ndihmës së parë. Sapo ekipi mjekësor mbërriti në vendngjarje i konfirmoi të dyja viktimat.

Ka dhe persona të tjerë që kanë mbetur të plagosur, pasi ka pasur edhe persona të tjerë që kanë qenë duke punuar.

Shpërndaje në

U Kopjua