Erion Braçe, është prononcuar për mediat, pas incidentit në ‘zyrën elektorale’, ku patronazhistët ikën me vrap para se të vinte policia.
Braçe tha se personat brenda zyrës ishin shokët e tij dhe se ambientet janë kontrolluar cep më cep.
“E gjitha kjo është një përpjekje e një bande kriminale, që është shfaqur edhe pardje, edhe dje, edhe sot në gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, që ka tentuar të mbyllë socialistët në shtëpi, që të mos lejojë aktivitet electoral. Ishte vetë aty brenda Këlliçi ku u këqyr vendngjarja. E pyeta nëse i kam prekur qoftë edhe një votë të vetme ose nëse i kam blerë votë, jo tha, s’kam asnjë gjë për ty”, tha ai, shkruan Euronews.al.
“Belindi prerendonte se kishte lekë këtu brenda. Pas 60 ditësh e gjeni në KQZ. Ju nuk jeni interesuar për 6 milionë euro dhe jeni interesuar për një zyrë pune pas 60 ditësh në KQZ. Janë të gjithë shokët e mi. E gjitha kjo është një përpjekje e një bande kriminale, që është shfaqur edhe pardje, edhe dje, edhe sot në gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, që ka tentuar të mbyllë socialistët në shtëpi, që të mos lejojë aktivitet elektoral. Padijenia është gjë e rëndë shumë. Sot është ditë e diel s’ka punonjës shteti”, tha Braçe.