Live

Macron: Shqipëria e ka vendin në BE, Franca ju mbështet në këtë rrugëtim

19:49 / 17 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidenti francez Emmanuel Macron ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen gjatë samitit në Tiranë.

Macron e falënderoi Ramën dhe të gjithë shqiptarët për mikpritjen në Tiranë, ku tha se Shqipëria e ka vendin e vetë në BE.

“I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete. Vendi juaj e ka vendin e vetë në Bashkimin Evropian, Franca ju mbështet në këtë rrugëtim”, shkroi Macron në “X”, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti francez qëndroi edhe një ditë pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që u mbajt dje në Tiranë.

Shpërndaje në

U Kopjua