Të paktën 60 persona janë vrarë gjatë natës ndërmjet të hënës dhe të martës si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
Ofensiva më e fundit e ushtrisë izraelite vjen në kuadër të përpjekjeve për të liruar dhjetëra pengje që mbahen ende nga Hamasi dhe për të shkatërruar infrastrukturën e këtij grupi palestinez, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Pas më shumë se dy muajsh bllokadë të plotë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lejuar hyrjen e një numri të kufizuar kamionësh me ndihma humanitare në territorin palestinez.