Live

Kallas: Planifikoj t’i ftoj në Bruksel përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë së më shpejt për të folur për hapat konkret përpara

15:00 / 22 Maj 2025

Nga Kosova Live

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-sa, Kaja Kallas, nënvizoi se lidhjet e Serbisë me fqinji e saj, Kosovën, nuk kanë të bëjnë vetëm me përmirësimin e marrëdhënieve, por janë “vendimtare” për të ardhmen e Serbisë në BE.

“Ka ardhur koha të tejkalohet e kaluara dhe të përqendroheni në të ardhmen e përbashkët. Planifikoj t’i ftoj në Bruksel përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës së më shpejt për të folur për hapat konkret përpara”, nënvizoi ajo.

Sipas saj, dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve është “domosdoshmëri për të lëvizur përpara” në atë drejtim.

Shpërndaje në

U Kopjua