Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani.
Hasani ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për deklaratat e partive të opozitës të cilat kanë deklaruar se do e shkarkojnë presidentin e tanishëm.
“Nuk është e mundur të shkarkohet Thaçi”, ka thënë Hasani.
“Është e pastër si loti. Kushtetuta e thotë me ligje se në cilat raste shkarkohet presidenti dhe është e pamundur të ndodhë, pasi presidenti nuk e ka shkelur asnjë ligj”
Tutje Hasani thotë se gjyqësori në Kosovë është ndër të më të pastërtit në rajon por ai fajin e lë tek organi i akuzës dhe policia.