Live

Trump thotë se armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit është tani në fuqi

08:01 / 24 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar përmes një postimi në platformën Truth Social se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit është arritur.

 “Armëpushimi është tani në fuqi. Ju lutem mos e shkelni!”, ka shkruar ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Si kujtesë, Izraeli nuk ka pranuar publikisht propozimin për armëpushim.

Ndërkohë, televizioni shtetëror i Iranit njoftoi më parë se armëpushimi ishte “imponuar” mbi Izraelin.

Shpërndaje në

U Kopjua