Në qytetin e Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një përson.
Lajmin e ka konfirmuar Baki Kelani nga Policia e Kosovës.
“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Qikatov, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një kamionetë”, ka konfirmuar Kelani.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar vozitësi i motoçikletës i cili është dërguar në QKUK.
“Vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë Kelani.
Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.