Live

Kërcënimi rus, Rutte: Nuk ka alternativë tjetër – duhet të rrisim shpenzimet për mbrojtjen

09:52 / 25 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka theksuar se nuk ka alternativë tjetër përveç rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen, duke u fokusuar në kërcënimin e vazhdueshëm nga Rusia dhe zhvillimet globale që kërkojnë një angazhim të fortë ushtarak.

“Me kërcënimin afatgjatë nga Rusia, si dhe rritjen masive të ushtrisë kineze dhe mbështetje të përpjekjeve luftarake nga Koreja e Veriut, Kina dhe Irani në Ukrainë, është me të vërtetë e domosdoshme të shpenzojmë më shumë. Pra, kjo do të jetë pika kryesore e diskutimeve sot,” tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Shpërndaje në

U Kopjua