Dje u bë publike nga Disney se filmi “Home Alone” shumë shpejt do të vijë në versionin e ri.
Aktori kryesor i filmit origjinal Macaulay Culkin shfrytëzoi rrjetin social twitter për të komentuar këtë lajm.
Ai postoi një fotografi të tijën i ulur para laptopit dhe duke ngrënë.
“Kështu do të dukej “Home Alone” në versionin e ri”, ndërsa në postin tjetër thotë “Disney më thirrni”. Nuk dihet nëse aktori ka ironizuar me lajmin ose vërtetë dëshiron të jetë pjesë e ripërpunimit të filmit.