Live

Mbytja e 23-vjeçarit në Mat, nis operacioni për nxjerrjen e makinës nga liqeni i Shkopetit

15:43 / 10 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ka nisur  operacioni për nxjerrjen e makinës nga liqeni i Shkopetit, e cila u hodh dy ditë më parë në liqen bashkë me trupin e pajetë të 23-vjeçarit Renis Dobra.

Dyshohet se trupi pasi është mbytur dhe është futur në makinë, mjeti është hedhur në liqen, shkruan Topchannel, transmeton Klankosova.tv.

Makina e ka nxjerrë jashtë trupin e viktimës në rrokullisje e sipër.

As viktima dhe as babai nuk rezultojnë me precedentë penalë, ndërsa ende nuk dihet asgjë rreth autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shpërndaje në

U Kopjua