Live

Zjarr në një fshat të Zubin Potokut, digjen shtëpia, vetura dhe pajisje elektrike

09:34 / 12 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një zjarr  ka shpërthyer në Qabër të Zubin Potokut ku janë djegur një veturë, dy multikultivator, disa pajisje elektrike një garazh, një shtëpi.

Policia njofton se zjarri i cili raportohet të ketë ardhur nga pakujdesia ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, transmeton Klankosova.tv.

Poashtu bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë lokalizuar flakët.

Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në

U Kopjua