Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte rreth orës 13:40 në lumin Mat, ku një qytetar është zhdukur ndërsa po peshkonte bashkë me një mikun e tij.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi P. N., banues në Rrubik, ka raportuar se shoku i tij, D. Q., gjithashtu banues në Rrubik, është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit, por nuk ka dalë më në sipërfaqe, raporton Euronewsal, transmeton Klankosova.tv.
Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, në vendin e ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë. Po ashtu, në operacionin e kërkimit do të angazhohet edhe ekipi i specializuar i polumbarëve të RENEA-s, të cilët do të vijojnë kërkimet në shtratin e lumit për të bërë të mundur gjetjen e shtetasit të zhdukur.