Këngëtarja Elvana Gjata është mjaft aktive këtë verë. Para pak ditësh ajo solli bashkëpunimin “Meine Liebe” me Ardian Bujupin. Ndërsa sapo ka publikuar këngën e saj më të re “A m’don”
Kënga është ritmike. Teksti i këngës është shkruar nga vetë këngëtarja, së bashku me Arbër Zeqon .
Për detajet e tjera ka bashkëpunuar me emra të njohur në Turqi, si producentët Ceyhun Sevil dhe Cansu Yilmaz.
Në klip Elvana shfaqet tërheqëse e rrethuar nga vajza tjera, të gjitha të veshura në të bardhë.
Kënga pritet të jetë një hit i radhës, sic jemi mësuar të degjojmë nga këngëtarja.