Pak minuta shi në orët e para të mëngjesit ka mjaftuar që Lungomare e Vlorës të marrë një pamje ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim gjatë ditëve të nxehta të verës.
Shëtitorja, e cila çdo ditë mbushet me turistë, familje dhe të rinj që shijojnë kafenetë, detin dhe gjallërinë e qytetit, apo edhe vija bregdetare, sot duket thuajse e boshatisur, transmeton klankosova.tv.
Rënia e temperaturave, sipas a2cnn, edhe pse jo e ndjeshme, solli një freski të pazakontë për këtë sezon. Qielli i mbuluar me re dhe pikat e shiut i larguan vizitorët e hershëm, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe të heshtur përgjatë gjithë Lungomares.
Ky ndryshim i menjëhershëm i atmosferës e bëri qytetin bregdetar të dukej si në një ditë vjeshte të parakohshme.