Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se ritmi i bisedimeve për garanciat e sigurisë së Ukrainës duhet të përshpejtohet.
Ai tha se ka pasur takim me udhëheqësit ushtarakë dhe ka diskutuar situatën në vijën e frontit.
“Takimet dhe kontaktet përkatëse të punës do të vazhdojnë gjatë gjithë javës. U vu re se ritmi i punës duhet të përshpejtohet”.
“Komponenti mbrojtës i garancive të sigurisë duhet të detajohet në të ardhmen e afërt”, është shprehur presidenti ukrainas.