Live

Zgjedhjet vonojnë marrëveshjen

13:16 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Michael Carpenter ,ish-zyrtari i Pentagonit i cili ishte  përgjegjës për Ballkanin ,  ka shprehur shqetësimet rreth vonesës së mundeshe të  dialogut mes dy shteteve atij të Kosovës,dhe Serbisë .

Zgjedhjet e 2019 në Kosovë dhe ato me 2020 në Serbi paraqesin një periudhë të vështirë për të dy vendet.

“Fakti që Kosova nuk ka një kryeministër është një pengesë e madhe, dhe koha e zgjedhjeve është gjithashtu e përshtatshme për ata që mbrojnë pikëpamje më të ashpra politike, gjë që është e keqe për të arritur një marrëveshje. Unë nuk do të thoja që një marrëveshje është e pamundur, por duket se nuk ka gjasa”, tha Carpenter për Zërin e Amerikës.

“Unë nuk besoj se vazhdimi i dialogut, i udhëhequr nga Federica Mogherini, do të çonte në diçka konkrete. Unë mendoj se nëse Serbia dëshiron të kapërcejë atë pengesë, dhe të njohë pavarësinë e Kosovës, do të duhet të marrë diçka shumë konkrete në këmbim, diçka që qytetarët do ta konsiderojnë të vlefshme”, tha ai.

Carpenter shtoi se administrata aktuale e SHBA-së dëshiron të shfrytëzojë mundësinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës, duke shtuar se mbështetja për idenë e shkëmbimit të territorit, nuk ka asnjë lidhje me ndarjet partiake në Amerikë.

Duke iu referuar rolit eventual të Rusisë, Carpenter tha se “nga këndvështrimi i Moskës, është më mirë të vazhdojë një konflikt midis Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo i lejon Rusisë të paraqitet si mbrojtës i interesave serbe dhe kundërshtar i Kosovës”.

Shpërndaje në

U Kopjua