Pas tragjedisë që ka goditur familjen e Gjestit, me ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait të tij, ka reaguar dhe ish-partnerja e artistit, Egli Tako.
“Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta.Doja shume te mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja…Më dhemb zemra..Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi!Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!”, ka shkruar Tako.