Live

Jahjaga takon mbretin Abdullah të II-të të Jordanisë

10:06 / 22 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Amman, 22 tetor – Gjatë vizitës në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, ish-Presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga u takua me Lartmadhërinë e Tij Mbretin Abdullah të II-të në Pallatin Al Husseiniya, ku u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy shteteve dhe për zhvillimet e bëra drejt emancipimit të grave dhe vajzave, inkuadrimit të tyre në procese vendimmarrëse dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim.

Presidentja Jahjaga falenderoi Lartmadhërinë e Tij për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për ndihmën e dhënë gjatë kësaj periudhe. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...