Live

Kashmiri mbetet nën shtetrrethim të Indisë

16:38 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Kashmiri po vazhdon të mbetet në shtetrrethim, megjithëse banorëve u është lejuar që sot t’i ndjekin lutjet e së Premtes në disa xhami lokale. Shërbimi britanik BBC raporton se megjithatë xhamia kryesore në Srinagar u mbyll dhe kufizimet e mëdha të lëvizjes po vazhdojnë në mes të mijëra trupave indiane që po e mbajnë nën kontroll Kashmirin, pak ditë pasi qeveria indiane revokoi autonominë e këtij vendi me shumicë myslimane.

Qeveria e Indisë ka revokuar një nen të kushtetutës që i jep statusin special provincës Kashmir, një veprim i pa precedent që pritet t’i rris tensionet mes Indisë dhe Pakistanit.

Pakistani ka dënuar vendimin e Indisë, duke thënë se do të “ushtrojë të gjitha opsionet e mundshme” për ta kundërshtuar  këtë veprim.

Artikulli 370, që u ofron Jamus dhe Kashmirit më shumë autonomi sesa vendeve tjera indiane, konsiderohet i ndjeshëm sepse është baza mbi të cilën Kashmiri i është bashkuar Indisë.

Ky vendim  i lejon Kashmirit një flamur të veçantë dhe pavarësi për të gjitha çështjet, përveç punëve të jashtme, mbrojtjes dhe komunikimeve.

Si India ashtu edhe Pakistani kanë pretendime për Kashmirin me shumicë myslimane, mirëpo kontrollojnë vetëm një pjesë të tij. Dy rivalët rajonalë kanë luftuar dy herë, si dhe janë përfshirë edhe në një tjetër konflikt më të vogël, për shkak të këtij territori.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...