Rasti i 18-vjeçarit me origjinë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e faqes së huaj britanike, Metro Uk, pasi një fëmijërie të vështirë tashmë rrezikon të dëbohet dhe nga vendi ku i’u ofrua mundësia të kishte një shtëpi të re.
Sameti ka emigruar në mënyrë kontrabandë për në Mbretërinë e Bashkuar, duke udhëtuar në pjesën e pasme të një kamioni, por tashmë frika më e madhe të është dëbimi nga ky vend.
Në moshën 11-vjeçare Sameti ishte i detyruar të dilte e të lypte nëpër rrugë dhe në moshën 15-vjeçare babai i tij, një trafikant famëkeq, e mori atë në Bruksel. Fatmirësisht ai arriti të “shpëtonte nga kthetrat” e të atit dhe udhëtoi drejt Bristolit.
Pasi kaloi gjashtë muajsh në shtëpinë e fëmijës në Bristol, Sameti u zhvendos të jetonte me John Stokes, kujdestari i cili kishte ndihmuar mbi 80 fëmijë të tjerë me probleme dhe ndihmoi Sametin të merrte një profesion të tijin, atë të marangozit.
Por vetëm pak ditë pasi ai mbushi 18-vjeç, Zyra e Emigracionit i shkatërroi ëndrrat e tij duke i bërë të ditur se kërkesa e tij për të qëndruar në Britani ishte refuzuar.
“Nuk dua të kthehem më në Shqipëri, shpresoj shumë që Zyrat e emigracionit të ndryshojnë vendimin e tyre. Bëj një jetë të mirë këtu së bashku me Johnin”. E në krahun tjetër kujdestari pretendon se qeveria po hedh poshtë vendimet për të dhënë azil për fëmijët emigrantë të pashoqëruar, derisa ata të mbushin 18 vjeçare.
“Sameti ka qenë një “frymëzim” për djemtë e tjerë anglezë, sepse paçka traumas që kaloi ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm për të rindërtuar jetën e tij”, ka shtuar kujdestari.