Live

Papa: “Sovranizmi” i Salvinit mund ta çojë Italinë në luftë

08:35 / 10 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ati i Shenjtë, Papa Françesku, e ka kritikuar procesin e ashtuquajtur të  “sovranizmin” në Itali, duke e cilësuar atë si një qëndrim “i mbyllur” që çon në luftë.

“Sovranizmi është një qëndrim izolues. Jam i shqetësuar sepse dëgjohen fjalime që ngjajnë me ato të Hitlerit në vitin 1934. ’Më parë ne! Ne!… Ne, mbi të gjithë’. Këto janë mendime që të frikësojnë”, nënvizoi papa Françesku, në intervistën për të përditshmen italiane, pa përmendur politikanë apo vende në mënyrë të veçantë. Sovraniteti duhet mbrojtur, por duhen mbrojtur dhe duhen promovuar edhe marrëdhëniet me vendet e tjera, me Bashkimin Evropian.  Sovranizmi është teprim, që përfundon keq. Gjithnjë sjell me vete luftërat”, theksoi papa Françesku.

Këto komente ai i bëri  në një intervistë të publikuar në të përditshmen “La Stampa”, mes një krize politike që ka përfshirë Italinë ku është përfshirë lideri i ekstremit të djathtë, Matteo Salvini.

Burri i hekurt i qeverisë italiane, Matteo Salvini, kreu i Legës, prishi koalicionin në pushtet në të cilin ai ishte aleat me Lëvizjen Pesë Yjet (M5S, antisistem) duke shkaktuar një krizë politike.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...