Live

Paralajmërimi i bankës qendrore në Berlin: Ekonomia gjermane në recesion!

13:02 / 23 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Ekonomia gjermane mund të ketë hyrë në recesion edhe pse jo të thellë dhe këtë e thotë Bundesbank, banka qendrore gjermane, sipas të cilës, produkti i brendshëm bruto mund të jetë reduktuar sërish tremujorin e tretë të 2019-s, pas -0.1 përqindëshit të tremujorit të dytë, me eksportet që vazhdojnë të bien dhe treguesit e besimit që nuk mundësojnë një kthesë të shpejtë.

Një vend hyn në recesion nga këndvështrimi teknik kur për dy tremujorë radhazi GDP bie. Pikërisht kjo mund të ndodhë edhe në gjermani. Sidoqoftë, në rastin gjerman, një recesion në kuptimin e një rënieje domethënëse, në shkallë të gjerë, i zgjatur, nuk parashikohet, shkruan Bundesbank.

“Parashikimet ekonomike gjermane munden sidoqoftë të reduktohen pakës në tremujorin e tretë”, shkruhet në buletin. “Arsyeja kryesore është zgjatja e ngadalësimit të industrisë së orientuar për eksport”, vazhdon raporti.

Në të njëjtën kohë, banka qendrore gjermane lëshon alarmin për shpenzimet e shtetit, veçanërisht për pensionet. Sipas saj, mosha për pension pleqërie në gjermani duhet të rritet deri në 69 vjeç e katër muaj. Rënia e lindshmërisë dhe presioni demografik, shpjegojnë ekspertët, do ta nënshtrojnë sistemin përballë presioneve të forta në të ardhmen, veçanërisht duke filluar nga 2020.

Reforma e fundit në sistemin e pensioneve në gjermani i takon 2012 dhe ka rritur në mënyrë progresive moshën e daljes në pension nga 65 në 67 vjeç. Por instituti pretendon se kjo reformë nuk do të jetë e mjaftueshme dhe se punëtorët aktivë të lindur në 2001 të mund të maturojnë pensionin e pleqërisë vetëm në moshën 69 vjeç e katër muaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...