Live

Ja cilën pozitë e zë Kosova në botë për biznes

17:14 / 24 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Banka Botërore publikoi raportin “Të Bërit Biznes” për vitin 2020, i cili përfshin 190 ekonomi në gjithë botën.

Raporti vlerëson zbatimin e gati 300 reformave në periudhën maj 2018 – maj 2019.

Kosova në këtë raport renditet e 57-ta.

Në të, mes tjerash, thuhet se Kosova e ka bërë më të lehtë menaxhimin e lejeve të ndërtimit, ka përmirësuar furnizimin me energji elektrike, ka forcuar mbrojtjen e investitorëve të pakicave dhe ka lehtësuar zbatimin e kontratave.

Lista e Bankës Botërore kryesohet nga Zelanda e Re, ndërsa pas saj vijnë Singapori dhe Hong Kongu.

Në fund të listës, ndërkaq, janë Somalia, Eritrea dhe Venezuela.

Raporti thekson se ekonomitë me përmirësimin më të dukshëm në “Të bërit biznes” janë Arabia Saudite, Jordania, Togo, Bahrejni, Taxhikistani, Pakistani, Kuvajti, Kina, India dhe Nigeria.

Në periudhën 2018-19, këto vende zbatuan një të pestën e të gjitha reformave të regjistruara në të gjithë botën, thuhet në raport.

Rezultati në lehtësinë e të bërit biznes dhe rangimi mbështetet në dhjetë fusha të rregullimit të biznesit: nisja e biznesit, pajisja me leje të ndërtimit, kyçja me energji elektrike, regjistrimi i pronës, marrja e kredisë, mbrojtja e investitorëve të vegjël, pagesa e tatimeve, tregtia përtej kufijve, zbatimi i kontratave, dhe zgjidhja e falimentimit.

Studimi Të bërit biznes po ashtu mat rregulloret për punësimin e punëtorëve dhe kontratat me qeverinë, por këto nuk përfshihen në rezultatin dhe rangimin në raport.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...